Ditën e sotme u firmos marrëveshja për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar, që janë teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, emergjencave civile dhe mbrojtjes së territorit.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se: “ Jemi shumë krenar që së bashku me Turqi dhe presidenton Erdogan të jemi në anën e duhur, të rreshtuar në NATO dhe të jemi në një partneritet strategjik midis dy vendeve. Kjo është një ditë shumë e mirë për bashkëpunimin tonë dhe forcave të armatosura. Kjo marrëdhënie po bëhet gjithmonë e më e mirë, e natyrshme që është ndërtuar përgjatë viteve dhe sot është në pikën e saj më të mirë po duam ta bëjmë më mirë. Jam i sigurt që me këtë marrëveshje jo vetëm po sjellin në Shqipëri teknologjinë më të mirë në këtë fushë po po sjellin një fushë të re njohurish. Kjo marrëveshje nuk është vetëm për të blerë dronet po dhe për të ndërtuar një urë midis forcave tona të armatosa dhe Kompanisë Byraktar
Ne kemi nënshkruar për paketën e plotë, tre dronët e parë do të jenë të gatshëm për çdo rast, të armatosur për çdo rast. Do të jenë gati edhe për një plan aktivitetesh për mirëqeverisjen e vendit, sigurimin e pronave, zbatimin e ligjit dhe rastet e emergjencave civile. Do ta ndihmojë të monitorojmë trafikun, personat e kërkuar nga policia dhe për monitorimin e territorin dhe të arrijmë kapacitet të fjalës së fundit për luftimin e kultivimit të narkotikëve dhe luftën kundër ndërtimeve të paligjshme.”
“Është e pamundur të falënderoj mjaftueshëm presidentin Erdogan, mikun e kombit tonë dhe ministrin e mbrojtjes së Turqisë, pasi i gjithë ky operacion nuk ishte i lehtë. Dua të falenderoj me zemër edhe drejtorin ekzekutiv, i cili është treguar kaq i sjellshëm dhe na ka ofruar kushtet më të mira” tha më tej Kryeministri.