Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë. Reperi ka disa kohë që i ka dhënë fund lidhjes së tij shumë të përfolur me modelen ruse, Ariana Lirey, e cila më pas tregoi publikisht se u fejua me dikë tjetër. Së fundmi të gjithë janë habitur nga postimi i fundit i saj, ku duket e veshur me një fustan nusërie, duke na lënë të kuptojmë se e ka kurorëzuar lidhjen e saj të re në martesë.

Por ajo çfarë u vu re dhe trazoi pak rrjetin ishte kënga me të cilin Ariana e ka shoqëruar foton e saj dhe nuk është një këngë e thjeshtë, por “Dilema”, një nga këngët e albumit të ri të Don Xhonit. Të gjithë janë shumë kurioz pse modelja ka zgjedhur ta bëjë këtë veprim.

E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na kishte bërë të kuptonim se mes tyre kishte diçka më shumë.