Franca ka shënuar një fitore 3-1 në përballjen e sotme me Poloninë, duke marrë kështu “biletën” për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës.
Përveç fitores së ekipit, Kylian Mbappe me tre gola sot shënoi dhe një fitore personale. Ai bëhet kështu lojtari me më shumë gola në Botëror para se të mbushë 24 vjeç.
Mbappe që ende është 23 vjeç, ka shënuar gjithsej 9 gola, duke lënë pas Pelen që para moshës 23 vjeçare shënoi 7 gola në kampionet e Kupës së Botës.