Gazetarja Glidona Daci thotë se operacioni i policisë në Durrës lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt u zhvillua shumë vonë, duke mundësuar zhdukjen e provave. Në një intervistë për Euronews Albania ajo u shpreh dosja e Martinajt është një rast i vështirë për drejtësinë, pasi Prokuroria e Kurbinit që po e heton këtë çështje, nuk e ka një vendngjarje dhe personi i vetëm i arrestuar lidhur me këtë çështje, ish-polici Jeton Lami nuk ka pranuar të flasë.
“Janë mbi 100 persona që po përgjohen për rastin e Ervis Martinajt. Martinaj ishte një personazh që lidhte politikë, krimin e organizuar dhe biznesin, ndaj ka marrë vëmendje shumë të madhe. Njerëzit kërkonin të dinin për të. Nuk ka një përgjigje se as prokuroria s’e ka një të tillë.
Janë zhvilluar disa operacione në Vlorë, Shkodër e Durrës. Mendoj se operacioni në Durrës u bë shumë vonë, 1 muaj e ca pa zhdukjes së tij. Kjo dosje duhet të vinte në duart e SPAK, pasi prokuroria e Kurbinit nuk e ka kapacitetin dhe burimet njerëzore të nevojshme për ta hetuar atë”, tha Daci.