ohnny Depp dhe ish-bashkëshortja Amber Heard më në fund kanë mbërritur në një konkluzion. Mësohet se ata kanë arritur në një marrëveshje dhe tashmë thuhet se kompania e sigurimeve të Heard do t’i paguajë Depp-it miliona dollarë për t’i dhënë fund çështjes.

Tashmë dy aktorët kanë vendosur që të mbyllin çdo gjë mes tyre dhe të jetojnë jetët në paqe. Një burim ka thënë për aktoren për Mail Online se tashmë Amber dëshiron që të fokusohet vetëm tek jeta e saj.

“Amber tani mezi pret të vazhdojë me jetën e saj siç kishte planifikuar të bënte gjashtë vjet më parë”, ka thënë burimi i afërt. “Ajo dëshiron ta lërë pas vetes këtë episod fatkeq dhe të kthehet tek ajo që do në jetë; karrierën e saj, familjen dhe kauzat e saj.’’ – vijoi më tej burimi. Camille Vasquez së fundmi në një intervistë ajo ka treguar disa prapaskena nga procesi gjyqësor, madje nuk e kurseu mendimin e saj as për Amber Heard.

“Ajo dha përshtypjen se gjërat që tha ishin gjëra që i kishte menduar në minutën e fundit, por ato ishin shënime që ajo kishte në një fletore. Madje ndjeva se nuk kishte asnjë në ekipin e saj që e ndihmonte me deklaratat e saj. Do ta shihje ekipin e saj dhe ata ishin gjithmonë të ulur në vendet e tyre. Kjo më bëri të ndihem shumë keq për të, sepse ekipi ynë është krejtësisht ndryshe.”