Argjentina fitoi për herë të tretë Kupën e Botës duke mposhtur me penallti Francën. Argjentinasit shënuan 2 herë me Mesin dhe Di Marian që në pjesën e parë përballë ”gjelave” të cilët nuk reagonin. Por gjithçka ndryshoi në minutën e 80, kur Mbape shkurtoi diferencën me penallti e vetëm një minutë më pas shënoi edhe golin e barazimit. Ndërsa në kohët shtesë ishin sërish Mesi dhe Mbape të cilët shënuan për ekipet e tyre. Pas reagimeve të shumta për triumfin e Argjentinës, nuk mund të mungonte edhe ai i legjendës braziliane Pele. Përmes një postimi në Instagram, ai u shpreh se Mesi e meritonte Kupën dhe se tani Diego Maradona po buzëqesh nga atje ku është.
“Sot, futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë magjepsëse. Lionel Mesi duke fituar Botërorin e tij të parë, ashtu siç e meritonte trajektorja e tij. Miku im i dashur Kilian Mbape duke shënuar katër gola në një finale. Sa dhuratë ishte të shikoje këtë spektakël për të ardhmen e sportit tonë. Dhe nuk mund të mos përgëzoja Marokun për fushatën e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqejë. Urime Argjentinë! Sigurisht që Diego po buzëqesh tani”, përfundoi Pele.