Argjentina do të përballet me Francën në finalen e Botërorit në Katar.
Franca e mposhti Marokun me rezultat 2-0 në gjysmëfinale të Katari 2022 dhe tani ata do të luajnë ndeshjen finale me Argjentinën e cila luhet të dielën në ora 20:00 sipas kohës tonë, në Doha të Katarit.
Shokët e skuadrës së Paris Saint-Germain, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe do të luajnë kundër njëri tjetrit, e që kjo konsiderohet një ëndërr e sheikut të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani që me në fund u bë realitet. Duke u kthyer në vitin 2005, ai themeloi Qatar Sports Investments, përmes të cilës ai bleu 70 për qind të klubit të Ligue 1. Ai po ashtu promovoi disa ngjarje sportive në Katar para se të ishte mikpritës i Botërorit të vitit 2022. Nasser Al-Khelaifi është përgjegjës për rritjen dhe përmirësimin e imazhit të Katarit, me Al Thani që i ka siguruar presidentit të PSG-së kapitalin për të nënshkruar me futbollist si Neymar, Mbappe dhe Messi.
Botërori, imazhi i brendit PSG dhe faktori Mbappe
Këtë vit, Botërori në Katar ka qenë projekti thelbësor sportiv i sheikut për disa vite. Ngjarja tani do të përfundohet në një mënyrë pothuajse idilike për të dy imazhet që ata kërkuan, si për PSG ashtu edhe për Qatar Sports Investments pasi që futbollisti i tyre ekskluziv, Mbappe, do të përballet kundër futbollistit më të mirë te të gjitha kohërave Messi. Titulli, çmimi për futbollistin më të mirë dhe top golashënuesin më të mirë po ashtu do të jenë në garë për të dielën.
PSG gjithmonë dëshironte që Mbappe ta prezantonte klubin në Katar dhe bënë gjithçka që është e mundur ta bindin atë që të qëndronte në skuadër verën e kaluar, kur skadonte kontrata e tij. Ai tani është një hap larg për ta fituar Botërorin e dytë me radhë me vetëm 23 vjet duke ndalur Messin me skuadrën e tij Albiceleste që mos ta bëjë këtë. Në çdo rast, çfarëdo që të ndodh. PSG e konsideron vetën fituese në këtë gjë. Madje edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shfrytëzoi vizitën e tij për ta uruar Katarin për organizimin e Botërorit, duke demonstruar kështu lidhjet e mira që ka vendi europian me nikoqirët e Botërorit.
“Sporti duhet të bashkojë njerëzi”, deklaroi Macron. “Ndonjëherë, vendet nuk flasin me njëri-tjetrin shkaku i politikës, por, ata flasin përmes sportit. Me vije mirë që e takova Emirin e Katarit. Po ashtu, duhet ta pranoni që Katari e ka organizuar mirë këtë garë. Siguria është në nivel të mirë”.
E ardhmja e pasigurt e Messi dhe Mbappe
Messi ka mundësi që ta zgjasë kontratën e tij me PSG edhe për një vit më shumë në fund të sezonit. Të dy palët janë pajtuar që kjo çështje do të diskutohet pas Botërorit. Sa i përket Mbappes, e njëjta klauzolë është përfshirë në kontratën e tij, e cila skadon më 2024, kur ai do të vendos nëse do të largohet apo të qëndrojë edhe për një vit tjetër. Më herët këtë sezon, kishte rrjedhur një informacion që Mbappe nuk është i kënaqur me PSG dhe dëshironte të largohet në janar – e cila gjë tani më shumë gjasë nuk do të ndodh.