Mediat vendase thanë se më shumë se 1 milionë njerëz mbushën mbrëmë rrugët e Buenos Aires për celebrime masive gjatë natës, pas fitores së Kupës së Botës me goditje penalltish ndaj Francës. Vendi amerikano jugor u shpall kampion bote për herë të parë që prej vitit 1986. Në ndeshjen e paparashikueshme në stadiumin Lusail të Katarit me rreth 88,000 vende, Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi fitoi kupën e tretë të botës duke mundur kampionët në fuqi Francën. “Nuk arrij ta besoj! Ishte e vështirë por ia dolën falë Messi,’ thotë tifozi 13 vjeçar Santiago, duke celebruar me familjen e tij në Buenos Aires. Me flamurë kapelet dhe veshjet e bardha e bojëqielli të flamurit kombëtar, argjentinasit kishin mbushur sheshet e njohura të Buenos Aires menjëherë pas mbylljes së ndeshjes. Pamjet tregonin tifozët që përqafoheshin, këndonin e qanin në sheshin e Obeliskut pas mbylljes së ndeshjes dramatike. Vendi fitoi herën e fundit kupën në 1986 dhe më herët në 1978, por ka humbur finalet në 1930, 1990 e 2014. “Kur vuan për të fituar diçka, kënaqësia është akoma më e madhe”, tha 45 vjeçari Fabio Villani, duke shtuar se ende nuk e besonte se kupa ishte fituar nga vendi i tij. “Të vuash për diçka është në karakterin e Argjentinës”, konfirmonte dhe Maria Isabel Ayala, parukiere 53-vjecare. “Nëse vuajmë për diçka kjo është sepse e ndjejmë vërtet në zemër”, shtoi ajo.
Momente të festës masive në Argjentinë ku 1 milionë vetë mbushën rrugët e Buenos Aires për Kupën e Botës (fotot)
Christina Aguilera ndryshon pamjen, ja si duket tani këngëtarja
Christina Aguilera ka pozuar me një pamje të rinovuar në rrjetet sociale këto Krishtlindje. Këngëtarja e njohur la pas pamjen bionde që kishte gjatë...
Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?
Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...
“Ndoshta ma tha dhe s’e kuptova”, Egli tregon bisedën e ndjerë me Redonin
Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i vetëm, ditën...
Netanyahu e quan veten Churchill, por historia mund ta kujtojë atë si Millosheviçi
Nga Etan Nechin – Haaretz
Në korrik, ndërsa Izraeli ishte përfshirë nga protestat pas një tjetër armëpushimi të prishur dhe pengmarrjes në Gaza, kryeministri Benjamin...
Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura
Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në studion e “7pa5”.
“Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....
”Kurban Bastion”.
nga Klevis Bakillari
Sagën e çjerrjeve të demokratëve do ta kemi deri në 11 Maj 2025. Deri atëherë, me vlimin e kazanit të inatit me...
Linja ajrore izraelite pezullon fluturimet për në Moskë, shkak bëhet…
Linja ajrore izraelite El Al pezulloi operacionet e saj në linjën Tel Aviv-Moskë për javën e ardhshme, ku shkak dyshohet se janë bërë “zhvillimet...
Gol në fund, Roco Vata nderon Watfordin, i dhuron fitoren
Roco Vata ishte protagonist absolut i Watford, në fitoren 2-1 në sfidën e Championship ndaj Portsmouth. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol në fund, duke...
Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
Nga Ylli Pata
Në çdo vend të botës, nëse një prokurori do të niste një aksion penal ndaj zyrtarëve të lartë, opozita do ta kishte...
Pse shumë burra kanë “frikë” nga martesa?
Martesa është një hap i madh në jetën e çdo individi, që shpesh sjell me vete ndryshime të rëndësishme, sfida dhe ndjenja të ndryshme....