Georgina Rodriguez ka dhënë një intervistë për Elle, duke bërë një bilanc të vitit që mbyllet pas pak ditësh.
Ajo preku gjatë kësaj interviste disa pika, të përtnerit të saj Ronaldo, por jo vetëm. Çifti humbi një fëmijë në prill. Georgina ishte shtatzënë me binjakë por vetëm vajza, Bella Esmeralda i mbijetoi lindjes. Vëllai i saj binjak nuk ia doli.
“Ky vit ka qenë më i komplikuari i jetës sime. Momenti më i lumtur u bë edhe më i trishtuari në të njëjtën kohë. Kjo është diçka që do të më qëndrojë një jetë dhe nuk do ta harrojmë kurrë”, tha modelja për humbjen e fëmijës.