Jose Mourinho është ëndrra më e madhe e Portugalisë, por e tillë pritet të mbesë, të paktën deri në fund të këtij sezoni. “Speciali” as që ka ndërmend të braktis Romën në mes të sezonit, e as të ndajë përgjegjësitë dhe angazhimit, por do të jetë në dispozicion të verdhekuqëve me kohë të plotë deri në fund. Drejtuesit e Federatës portugeze, por dhe mediat në vend, janë tërbuar nga ideja për të parë Mou në stolin e luzitanëve, por kjo për momentin është thjesht e pamundur.
Mourinho vendosi të qëndroj në Portugali për të kaluar pushimet, do të udhëtoj drejt Setubal, qytetit të tij të lindjes, por as ky detaj nuk i bind mediat italiane të cilat flasim me siguri: Mou nuk do të braktis Romën, jo vetëm kaq, por po punon me kohë të plotë për të përforcuar ekipin gjatë merkatos së janarit.
Sigurisht deri në fund të këtij sezoni, mund të ndryshojnë shumë gjëra, Mourinho është një trajner me shumë ego, kërkon garanci nga stafi drejtues për të pasur një skuadër konkurruese. Në fund të sezonit, nëse drejtuesit e Portugalisë nuk do të kenë zgjedhur një trajner final, atëherë kjo temë mund të hapet sërish.