Trajneri i Romës, Jose Mourinho i ka thënë “jo” kombëtares së vendit të tij. Tekniku ishte dëshira e madhe e Portugalisë për stolin e lënë bosh nga Fernando Santos, me “Special One” që ka vendosur të fokusohet te Roma. Pas dështimit të luzitanëve në Botërorin e Katarit, Portugalia tanimë është në kërkim të një trajneri.

Me kontratë deri në verën e 2024, Mourinho nuk ka marrë lejen e Romës për t’i mbajtur të dyja pozicionet. Tanimë trajneri ka një kusht të ri për Romës, duke dashur një “çek të bardhë” në dy sesionet e ardhshme të merkatos. Pas triumfit në Conference League, Mou kërkon të shohë nëse klubi i Serie A kë potencial për të vijuar me trofe të tjerë.