Eshte ndare nga jeta pas perballjes me semundjen e rende per nje kohe te gjate ne moshen 67 vjeçare mjeku i njohur reaminator anstezit Ilir Ohri.

Mjeku me vlera te vecanta profesionale, shkencore e njerezore, Prof. Ilir Ohri na la para pak minutash.

Nje humbje e madhe kjo ne radhe te pare per familjen e tij te mire, per Sherbimin e anestezi-reanimacionit, shef i te cilit ai ishte prej shume vitesh!

U nda padyshim shume heret si moshe, por duke lene mbas nje pune, aktivitet, krijimtari te pa fundme.

Duke u bere shembul e model i ndershmerise, aftesise, pa pertueshmerise ne te gjithe vitet e punes se tij.

Pune e cila karakterizohet me nje sherbim, qe funksionon ne menyre moderne, mijra studente e specializante, qe kane “kapercyer” auditoret e tij.

Mijra ish paciente te tij, qe u eshte zgjatur jeta ose vazhdojne akoma te jetojne.

Nje humbje e vertete e dhimbeshme kjo.

“Rikthimi i prof. Ilir Ohrit në shërbimin e reanimacionit qendror të QSUT, pas një periudhe të vështirë është një lajm që më gëzon pa masë”, ka deklaruar Manastirliu ne vitin 2020.

Dr. Iliri bën pjesë në plejadën e shkëlqyer të mjekëve shqiptare. Ai futet në historinë e mjekësisë shqiptare si mjeku i urtë, punëtor që për gati 4 dekada nuk rreshti së punuari për përmirësimin e shërbimit.

Ai gjithashtu falë urtësisë, mençurisë dhe vullnetit për realizimin e misionit të mjekut dhe të aftësive të veçanta komunikuese, ka fituar admirimin e gjithë kolegëve, prej të cilëve ka pasur si shpërblim vetëm respektin e pamasë.

Dr. Iliri 36 vjet të punës pa u shkëputur nga reanimacioni, fillimisht si mjek, pastaj si Shef Shërbimi ka përjetuar gëzime të veçanta që natyra e punës së reanimatorit ia dhuron dendur.

Por ka përvuajtur edhe shqetësime nga më të ndryshmet. Ato janë mbresa të paharruara, i përkasin pasojave me origjinë nga mjediset e papërshtatshme të klinikës, të cilat për natyrën e mjekimit dhe gjendjen e pacientëve të shtruar kërkojnë përkujdesje dhe vëmendje të veçantë.