Kanë kaluar vetëm dy javë nga nisja e “Big Brother VIP Kosova” dhe duket se po formohet çifti i parë. E vetmja gjë që mungon është puthja e konfirmimit të romancës që me shumë mundësi nuk do vonohet më shumë.
Po flasim për Getinjon dhe Vivien. Që në fillim është vënë re kimia mes tyre dhe raporti duket se ka ardhur duke përparuar çdo ditë e më shumë.
Dyshja kalon pjesën më të madhe të kohës bashkë duke u ledhatuar, përqafuar e puthur. Sigurisht edhe duke biseduar për tema të ndryshme.