Reperi i njohur, Getinjo ka bërë sërish një tjetër reagim në rrjetin social “Instagram”, në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën. Ai ka shkruar tashmë se duhet të marrim një mësim që të gjithë nga kjo ngjarje për ta dashur njëri-tjetrin dhe për të jetuar të lirë.
“Unë po nihna keq për 3 shpirta që mbrenda 2 ditëve e lanë këtë jetë! Mos i raftë kujt me pas kësi ndodhi në familje ose në rreth. Ja mori jetën gruas, fëmiut, vetes! Shkurt me i ra tragjedi për farefis dhe për komb! Shpresoj me marr mësim nga këto ndodhi dhe mu dasht me njani tjetrin dhe me jetu të lirë me njani tjetrin! Nëse gëzohemi që e ka mbyt veten vrasësi atëherë jemi dhe ne vrasës! Ligji duhet të funksionojë dhe dënimet e merituara duhet të zbatohen fuqiqësh, Mirë mbetshi”, shkruan Getinjo.
Më herët, në një reagim të mëparshëm, Getinjo shkroi se nuk duhet t’i fusin të gjithë meshkujt në një ngjarje të tillë, por shtoi se duhen dënuar për veprat e rënda penale.
Postimi i tij:
“Çdo mal ka thi,mos na shtini krej burrave me nje thes! Keso raste ndodhin gjithkund ne bote,normal qe nuk duhet me ndodh,edhe ska arsyetim as nuk ka falje! Po mos filozofoni tash qysh ja keni zanat.
DENONI VEPRAT E KQIJA!DENOJ njerezit qe bejne krime te tilla pa marr parasysh gjinine.NJERI eshte NJERI! Boll u bo mo me postime dhe me fjalime te moralshme dhe fjalime te zgjuara ehaaaaaaa perdit po vrasin perdit po perseriten! DENIMI bjen DISIPLINE!!!
U myten tu rrxu shpija e tu konfisku villa e tu mshel biznese neper Kosove tu mendu qe kshtu zhduket e keqja. Kaloni bukur populli jem! Po me vjen inat qe 1 djal i ri si un me tattoo ne trup dhe pak i rebeluar po ju mson