Sokol Halili, autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçares e cila ishte në ditët e fundit të shtatzënisë, ndodhet ende në arrati.

Sipas policisë së Kosovës, ai është kërkuar në disa vendndodhje por nuk është gjetur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes së të mërkurës dhe viktima dyshohet se u qëllua nga ish-bashkëshorti me armë zjarri.

Trupi i pajetë i 35-vjeçares Hamide Magashi është dërguar në morg dhe pritet rezultati i autopsisë.

“Prishtinë 30.11.2022 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK është qëlluar me armë zjarri nga një peron i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport të policisë.

Ish-çifti ishin ndarë rreth 5 muaj më parë dhe e ndjera ishte në ditët e fundit të shtatzënisë. mësohet se ajo ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.