Biznesmeni i njohur kontravers serbo boshnjaku Damir Fazliç, është shfaqur në Tiranë në prag të Samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit perëndimor dhe protestës së paralajmëruar nga opozita e Sali Berishës që vazhdon të mbetet miku i tij. Damir Fazlliç është fotografuar rrugëve të Tiranës , i shoqëruar nga një vajzë elegante.

Gazeta TemA ka mundur të verifikojë identitetin e vajzës dhe rezulton se ajo është një “shoqëruese e njohut VIP-ash” dhe personazh pikant në Instagram, quhet Vera Vuksanoviç. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale ajo provon se si ka udhëtuar nga Frankfurti drejt Tiranës pa e shfaqur shoqëruesin e saj.


Fotot në bulevard para Piramidës në krah të Fazliç e bëjnë më të qartë destinacionin dhe shoqëruesin e saj. Nuk dihet nëse Fazlliç ka ardhur ne Tiranë për te mbështetur personalisht protestën e Berishës, pasi në shpalljen e Berishës “non grata” nga Britania e Madhe, ai përmendet si një nga lidhjet korruptive te familjes Berisha.

Ndoshta ka ardhur për të qenë i pranishëm në mjediset ku ka shumë gazetarë të huaj dhe biznesmenë nga gjithë Evropa të interesuar për Ballkanin. Për çfarëdo që të ketë ardhur, e sigurt është që do t’ia kalojë mirë.