Qëllimi? Të arrijnë brazilianët Bellini, Castilho, Didì, Djalma Santos, Garrincha, Gilmar, Mauro, Nilton Santos, Pepe, Vavà, Mario Zagallo, Zito, Zozimo, Cafu dhe Ronaldo, por edhe Passarella e Azzurri Ferrari, Meazza, Monzeglio e Masetti. Pele është i vetmi, që ka fituar tre Botërorë.

1. HUGO LLORIS
Përcaktimi i tij si portier është shumë pak. Ai është pika referimi e bluve dhe kundër Marokut luajti ndeshjen e 19-të me kombëtaren në Kupën e Botës. Ai është portieri me më shumë ndeshje në historinë e Kupës së Botës, i barabartë me Neuer, por do ta kalojë gjermanin të dielën. Duke synuar ngritjen e trofeut, siç ndodhi në vitin 2018.

2. STEVE MANDANDA
Asistenti (zëvendësuesi) i Lloris pati kënaqësinë të luajë në të dy turnetë: më 2018 kundër Danimarkës, këtë vit ndaj Tunizisë.

3. AREOLA ALPHONSE
Edhe ai është në “paketën” e portierëve francezë. Ai nuk ka luajtur kurrë në Kupën e Botës, krenohet me vetëm 4 paraqitje në Ligën e Kombeve dhe një në miqësore. Por edhe ai mund të hyjë në histori.

4. BENJAMIN PAVARD
Zbulimi në Kupën e Botës Ruse, ai shënoi një nga golat që ndëshkuan Argjentinën në 1/8 finale. Vetëm një prezencë në Katar, por nëse ka probleme në prapavijë, ai është garanci. I aftë si në krahë, ashtu edhe në qendër.

5. LUCAS HERNANDEZ
“Kolona” e francezëve në vitin 2018, kur luajti të 7 ndeshjet e Kupës së Botës, këtë herë ishte më i pafati. Aventura e tij në Katar zgjati vetëm 13 minuta për shkak të këputjes së ligamentit të gjurit ndaj Australisë, në ndeshjen fillestare të grupit. Ai do të kthehet në shtëpi me paterica, por nëse do të mbante Botërorin e dytë nën krahë, do të ishte një dhimbje shumë më e durueshme.

6. RAPHAEL VARANE
Pikë reference për Deschamps në ekspeditën fituese të Botërorit të Rusisë, ai e nisi nga stoli turneun e Katarit. Në debutimin kundër Australisë, trajneri preferoi Upamecano para tij. Por ishte çështje e një dite, të nesërmen do të kthehej në krye të mbrojtjes, së bashku me Konatè.

7. ANTOINE GRIEZMANN
Ndoshta bie në sy më pak se në Kupën e Botës 2018, ku ishte spektakolar (shënoi 4 gola). Këtë Botëror nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës, duke preferuar të luajë më mbrapa për t’i lënë Mbappè dhe Giroud të lëshohen përpara si sulmues. Pesha specifike e “Grizou” për Francën është e padiskutueshme.

8. KYLIAN MBAPPE
Ai, ndoshta mund të synojë më shpejt barazimin dhe ndoshta edhe tejkalimin e Peles. Mbappe do të mbushë 24 vjeç të martën, më 20 dhjetor, dhe mund të festojë duke shuar qirinjtë e Botërorit të tij të dytë. Pelè e fitoi Botërorin e dytë kur ishte 22 vjeç, Kylian do të renditej direkt pas tij. Ndërkohë, francezi synon të thyejë çdo rekord: ka shënuar 9 gola në fazën finale të Botërorit, golashënuesi më i mirë (Klose) është me 16 të tillë. Mund ta thyejë rekordin e gjermanit.

9. OLIVIER GIROUD
Benzema i dha lamtumirën Botërorit pak orë para debutimit. Cili është problemi? E zgjidh Olivier. Ai ka shënuar tashmë 4 herë, synon titullin e golashënuesit. Edhe ai nuk është aq i sigurt se po luan Botërorin e fundit.

10.OUSMANE DEMBELÈ
Në Katar, mes rasteve si titullar dhe zëvendësues, ai ka luajtur në të gjitha ndeshjet. Dhe kini kujdes, sepse në kartën e tij të identitetit është shkruar viti 1997. Ai mund t’i bëjë shoqëri Mbappes edhe në Botërorin e ardhshëm. Pse jo, të synojë edhe rekordin e Pele.