Moderatorja Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje si asnjëherë më parë, për të treguar lodhjen e saj në punë, në këtë fundvit. Këtë e ka bërë si një formë sensibilizim për të gjithë ata që duhet të punojnë fort edhe në këtë prag festash dhe vigjilje të Vitit të Ri.
“Punoni fort për të qenë të pavarur, për t’i realizuar ëndrrat tuaja, për të thënë: Ja dola sërish!”, është mesazhi i moderatores.
Ajo ka publikuar disa foto të fytyrës së saj pas heqjes së make up-it, dhe këmbët e fryra nga qëndrimi në këmbë për orë me radhë, gjatë xhirimeve të emisionit të saj.
“Thjesht shume e lodhur… shenjat e tregojnë qartë stërmundimin e këtyre ditëve intensive pune e xhirimesh”, shkruan Luana.