Prej javësh po përflitet se këngëtari Blero Muharremi ka nisur një lidhje të re dashurie. Dhe zërat janë konfirmuar së fundmi edhe nga vetë ai.
Blero ka postuar në Instagram një foto me partneren e re e cila i ka rrëmbyer zemrën. Ata shihen në momente intime, teksa këngëtari ia ka mbuluar fytyrën me një emoji duke mos zbuluar identitetin e saj.
Megjithatë, mediat në Kosovë raportojnë se partnerja e re e Bleros është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e showbizit, prandaj Blero ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e saj. Gjithashtu thuhet se njohja e tyre ka nisur që në verën që lamë pas.
Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.