Legjendari Pele ka më shumë se një javë që po trajtohet në spital për shkak të një infeksioni në mushkëri të rënduar nga Covid, sipas familjarëve të tij.
Mediat braziliane raportuan se Pele u transferua në kujdesin intensiv sepse trupi i nuk reagoi ndaj kimioterapisë që përdori për të luftuar kancerin, por vajzat e tij e mohuan këtë. Vitin e kaluar iu hoq një tumor në zorrë.
Nga spitali, Pele shkroi për Kylian Mbappen në Twitter, i cili pesë ditë më parë ishte lutur për legjendën me fjalët: “Lutuni për Mbretin”.
Pele iu përgjigj: “Faleminderit. Jam i lumtur të shoh të thyesh një tjetër rekord timin në këtë kampionat, miku im”.
Kujtojmë se 23-vjeçari Mbappe shënoi dy gola në ndeshjen kundër Polonisë dhe kështu arriti në total nëntë gola në Kampionatin Botëror.
Kjo e bëri atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në Kupat e Botës nën moshën 24 vjeç, dhe rekordin e mëparshëm e mbante Pele me tetë gola.