Einxhel Shkirës i ka ardhur në majë të hundës nga komentet negative në rrjete sociale dhe tani që po shijon periudhën më të ëmbël të jetës së saj, shtatzëninë. Moderatorja ka shpërthyer në Instastory me një mesazh drejtuar atyre që “hedhin vrer drejt dikujt që mbart një jetë tjetër brenda saj”.
“Hej, ti që nuk kontrollon dot ligësinë brenda vetes e hedh vrerin e palumturisë tënde kundrejt dikujt që mbart një jetë të re brenda saj… Nëse s’të dhimbset shqetësimi që i sjell asaj sonte dhe nëse s’ke frikë nga zemërimi i një nëne prej fjalëve që dëgjon nga goja atyre me zemër të zezë… Të paktën ki pakëz frikë nga Zoti sepse ai s’fal askënd që ia gjykon krijesën e vet! Ki frikë nga mirësitë dhe bekimet që po i heq vetes dhe të keqes që po rrethon vetveten!!! Mëshiro veten tënde edhe nëse ske mëshirë për ata që lëndon helmi gojës tënde!! Unë jam në udhën time…e atë që Zoti më ka shkruar e shtruar me ar të bardhë s’do mundet kurrë ta baltosë asnjë qenie mbi tokë… Veç vetes nëse zgjedh të sillem njejt si JU!!”
“Do flas një ditë edhe për JU të shkretët edhe për çdo vuajtje që ka një vajzë/grua shqiptare gjatë shtatzënisë në këtë vend, ku as të jesh shtatzan spaska qenë e lehtë… Por jo sot, jo tani, jo me fëmijën tim në bark se sdo lejoj kurrë që ai të ndjejë energjinë tuaj të zezë! Por një ditë kur trupi im të më përkasë sërish mua dhe të më jetë rikthyer forca ime fizike do dëgjoni se ç’kam për të thënë!! E deri në atëherë…”, ka shkruar Einxhel.
Home Lajme Aktualitet ‘Për ty që nuk kontrollon dot ligësinë brenda vetes’, Einxhel Shkira shpërthen...