Francë-Marok është një sfidë speciale, një derbi i vogël, por mbi të gjitha është një sfidë speciale për dy personazhe, Mbppe-Hakimi. Të dy janë miq shumë të ngushtë, kanë një lidhje shumë të fortë të cilën e reflektuan edhe gjatë këtij Botërori.
Në ditë kur Mbappe ishte pushim, një ditë përpara sfidës Spanjë-Marok, Mbappe shkoi për të vizituar mikun e tij, ndërsa Hakimi e përshëndeti pas golit kundër Spanjë, duke festuar si pinguin, një dedikim për Mbappe.
Hakimi është aq special për Mbappe saqë ishte personi i vetëm që e dinte se do të rinovonte me PSG, madje disa ditë përpara pjesës tjetër të ekipit. Të dy lojtarët, nuk i kanë kursyer batutat në rrjetet e tyre speciale.
Të dy lojtarët, e kishin parashikuar një sfidë të tillë Francë-Marok, kohë më parë, gjatë verës kur ishin në Doha për një turne me PSG: “Shpresoj të fitoj, më pas më duhet të shkatërroj mikun tim. Ndërsa Hikimi iu përgjigj: “Do të vras”. Do më shkatërrohet zemra, por t’i e di miku im, replikoi sërish Mbappe, ky është futbolli, më duhet të shkatërroj.