Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ishte e çuditshme sesi primaret po konsideroheshin si një risi.
“Ndryshe nga shumë të tjerë, unë nuk i shikoj primaret si një risi që ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe ndonjëherë habitem se vetë demokratët po artikulojnë si një risi që ndodh për herë të parë,” – u shpreh Spahiu.
Ai tha se primaret kanë ndodhur edhe në vitin 1998 kur për herë të parë kandidonte Edi Rama dhe hynte në politikë dhe në një garë elektorale dhe përballë tij demokratët zhvilluan primare me 4 kandidatë.
Besnik Mustafaj, Spartak Ngjela, Bamir Topi dhe Buron Kaceli ishin katër intelektualët e njohur të së djathtës, sipas Spahiut.
“Ka qenë një risi për atë periudhë, por që i shkaktoi humbjen demokratëve,” – u shpreh juristi.