Rajoni perëndimor i Shqipërisë është ai më i zhvilluari dhe më i populluari i vendit. Në të përfshihet një hapsirë e madhe gjeografike dhe më një potencial të lartë të zhvillimit të turizmit. Përmendim qytete si: Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra Vlora, Fieri, Berati, Lushnja etj… Potenciali turistik për çdo hapsirë është shumë i madh, por kemi një hasje problemesh tek disa prej tyre, që në një farë mënyre pengojnë zhvillimin e turizmit cilësor. Më poshtë do të bëj një analizë më të detajuar të secilës prej hapsirave të lartpërmendura:

Tirana, kryeqyteti e kryeqendra e zhvillimit të jetës së Shqipërisë. Një vend të cilin çdo turist e ka në listën e udhëtimit, për të parë kështu qendrën e shtetit e për të vijuar më pas me vendet e tjera. Në Tiranë një turist gjen gjallëri në qendrat e boom-it të rinisë, e gjen qetësi në restorantet e qeta, a periferitë e saj që ofrojnë shumë për gjithkënd. Por çfarë i pengon turistët, apo ndryshe çfarë e bën qendrimin e tyre më pak cilësor në këtë qytet?? Papastërtia e qyteteve, prania e kafshëve të pavaksinuara në qytet, mungesë e infrastrukturës, në kuptimin e mosgjendjes së një parkimi pranë, por pas orësh lodhjeje e lodhjeje. Lëvizja në qytet, relativisht të madh, të detyron përdorimin e urbaneve, të cilët turistët e huaj apo dhe shqiptarë, nuk do dinë se ku të drejtohen, pasi nuk ka një sistem online funksional e të saktë që t’i drejtojë turistët saktë.

Durrësi, apo ndryshe dhe një ndër qytetet më të populluara, i cili gjatë stinës së verës tejmbushet me turistë, kryesisht popullsi shqiptare, vendase, qytetarë të shtetit shqiptar, të Republikës së Kosovës a Maqedonisë. Vihet re se plazhet e Durrësit janë të mbipopulluara e mjaft të pista, me plehra kudo e rërë të papastër. Ky është një ndër problematikat më të mëdha më të cilat përballet turizmi detar i qytetit, e për të cilin turistët vit pas viti mbushen me ankesa.

Elbasani, qyteti i lokalizuar në qendër të Shqipërisë e lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë. Kjo është ajo çka do të ndihmonte zhvillimin e turizmit në qarkun e qytetin e Elbasanit. Mendoj se problematika më e madhe e qytetit të Elbasanit është mospromovimi i mrekullive natyrore që ka në rrethinat e tij, por jo vetëm. Turistët kryesisht nuk njihen me qytetin e Elbasanit, pasi në guidat e tyre turistike nuk i jepet informacion dhe nuk i këshillohet vizitimi i këtij qyteti. Ky fakt ndikon negativisht në zhvillimin e turizmit. Gjithashtu një faktor tjetër negative është dhe mungesa e infrastrukturës për të arritur në këto rrethina, duke bërë të pamundur vizitimin e tyre me makina të vogla e në një rrugë pa pengesa.

Vlora, qyteti mjaft i njohur, kryesisht në ditët e nxehta verore, ku gjithë Shqipëria e turistët e huaj, turren drejt detit Jon, kaq i mrekullueshëm që me kaltërsinë dhe pastërtinë e tij, tërheq çdokënd. Vlora nuk ka nevojë për promovim të të mirave dhe bukurive, por duhet t’i listoj dhe të këqijat që pengojnë në zhvillimin e turizmit cilësor. Ky qytet njihet për çmimet mjaft të larta sidomos gjatë sezonit të plazhit, ku mjaft qytetarë gjenden në vështirësi e përballen me të papritura gjatë rrugës. Gjithashtu si pasojë e dyndjes së turistve, shpeshherë deti apo zonat përreth tij ndoten, duke shkaktuar kështu pakënaqësi tek turistët.

Berat, qyteti i një mbi një dritareve, me kalanë e tij gjigande, të mbushur me shtëpiza të vjetra që tregojnë qartë e bukur historinë e qytetit, duke u bashkuar dhe me kishën e një pamje spektakolare të lumit Osum e ku spikat mali i Tomorrit, i shpallur dhe park kombëtar. Një problem mjaft i madh për turistët që duan të vizitojnë malin e Tomorrit, kryesisht ata fetare, por dhe të apasionuarit pas turizmit malor, është mungesa e infrastrukturës ku është e pamundur ngjitja e tij pa një makinë të fuqishme e të lartë. Në Berat do ishte shumë mirë të shfrytëzohej dhe prania e lumit, për të rritur turizmin lumor, në kuptimin e praktikimit të rafting, lojërave në ujë etj…

Fieri, një ndër qarqet më të mëdha të vendit, duke përfshirë mjaft zona, njihet për turizmin detar, kulturor e historik. Në të gjejmë amfiteatrin e vjetër të Apollonisë, të shoqëruar me muzeume që tregojnë historikun dhe kulturën e popullsisë që ka banuar në këto toka. Gjithashtu plazhi i Divjakës, i njohur për lagunës që paraprin detin, më një hapsirë të madhe të rërës. Një problem që shqetëson turistët është mosinvestimi në këto vende, duke mos pasur kështu një shërbim cilësor dhe praninë e vendeve të shërbimit në mënyrë që t’i ofrohet komoditet. Gjithashtu një problem tjetër është dhe ndotja e ambjenteve publike si pasojë e mosndërgjegjësimit të qytetarëve, duke i ulur vlerat kështu vendeve që vizitohen.

Klevi Hyka