Po të shikosh me kujdes imazhin e ngjarjes së sotme, ku një aggressor ka goditur Sali Berishën, vijnë në mënyrë spontane mjaft pikëpyetje. Si ka mundësi që një nga politikanët më të mbrojtur në Shqipëri, me një grup shoqërimi të madh, lejohet një person që nuk ka lidhje me tubuesit dhe militantët e hyn lirshëm përballë “objektit” siç quhet për truprojat njeriu që ata kanë në mbrojtje? Këtu duket qartë se ka dështuar qartësisht eskorta e sigurisë së Berishës, e cila nuk ka arritur të parandalojë një incident që krejt hapur po vinte nga disa metra.
Çfarë po ndodh në këtë rast? Kemi të bëjmë me skenar apo me një syleshesi profesionale? Nëse shikon videon e ngjarjes së rëndë, shikon se Ilir Meta, duket se nuk është fare i tronditur mbi dramën. Madje qesh. E në situatën që pasoi sulmin, pati një kohë të gjatë një pauzë, ku më pas foli Meta i pari, e paralajmëroi Ramën se tani nuk ka më fjalë por veprime.Duke marrë simpatinë e përkrahësve të Berishës. Ndërkohë ky i fundit nuk acarohet dhe lexon fjalimin e përgatitur. E në kthim, nuk ishte Meta që i rrinte përkrah, por gruaja e tij Liria e ardhur me shpejtësi.
TemA