Rihanna vendosi t’i prezantojë botës djalin e saj të vogël, shtatë muaj pas lindjes. Të gjithë u habitën jo pak me këtë veprim të këngëtares, e cila ka folur shpesh për ruajtjen e privatësisë së djali të saj me ASAP Rocky-n.
Por çfarë fshihet pas këtij vendimi?
Paparacët fotografuan vogëlushin pa autorizimin e saj dhe të A$AP-it dhe artistja zgjodhi që ta ndante fytyrën e ëmbël të të birit me botën, përpara se ta shihte nëpër të gjitha mediat, nga burime të tjera.
CEO i “Hollywood Unlocked”, Jason Lee publikoi një postim në Tëitter ku shkruante: “Duke qenë se fotoja e bebushit të A$AP dhe Rihanna doli, më lejoni t’ju shpjegoj si ndodhi. Dje, ajo më mori në FaceTime dhe më tregoi se paparacët i bënë foto pa leje (djalit të saj) dhe kishin në plan t’i publikonin” dhe se ia besoi pikërisht atij publikimin e portretit të djalit.
“Ajo donte (që t’i publikonte) një media me ngjyrë, duke qenë se nuk kishte zgjedhje tjetër. Së pari, jam i nderuar që ajo më besoi, por edhe pak i trishtuar që duhet të ndodhte kështu. Do të doja që ata të kishin (mundësi) zgjedhjeje”, shtoi ai duke theksuar se disa paparacëve nuk u intereson që kanë të bëjnë me privatësinë e fëmijëve.
Epo të jesh i famshëm të jep shumë avantazhe dhe ‘lehtësira’, por edhe shumë sakrifica e vështirësi. Më kryesorja e tyre është privatësia.