Mjeku psikiatër Sadik Lala, në një telefonatë në studion e “Opinion”në Tv Klan, tha se Gert Shehu është pacient i tij që prej vitit 2017-të. Lala tha se 31-vjeçari i cili dy ditë më parë goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha është një person që nuk merr mjekimet në rregull. Në harkun e 4 viteve, mjeku tha se pacienti kishte shkuar në klinikën e tij 8-9 herë.
“Pacienti formalisht njihet nga unë që në vitin 2017. Unë kam shkruar një dokument që në vitin 2018. Në vitin 2017 vjen mamaja e djalit dhe tregon shqetësimet që ka. Ndërmjet të tjerave marr vesh që genti kishte qenë trajtuar dhe më përpara nga mjekë të tjerë.
Pacienti, këtë e them me bindje të plotë të padiskutueshme, është i transkuruar. Në gjuhën mjekësore dhe psikiatrike, është një person i cili nuk merr mjekimet në rregull dhe për këtë ju garantoj me siguri të plotë”, tha psikiatri Lala.