Rihanna dëshiron të ‘sfidojë traditën’ dhe ka vendosur ta bëjë këtë gjë në linjën e saj të veshjeve të brenshme Savage x Fenty. Ajo ka thënë se dëshiron të ndryshojë konceptin e ‘gruas seksi’, duke i bërë veshjet e linjës së saj më të egra sesa femërore.
Këngëtarja 34-vjeçare u emërua si ‘gruaja më seksi në botë’ nga Esquire në vitin 2011.
“Ne gjithmonë jemi duke sfiduar veten, duke sfiduar traditën dhe duke gjetur mënyra të reja për të ripërcaktuar seksi”, tha ajo në një intervistë të re.
Rihanna padyshim që po bën pikërisht këtë dhe organizoi shfaqjen e saj të fundit të modës jashtë në Simi Valley të Kalifornisë. Shfaqja u zhvillua në një mjedis të frikshëm pyjor dhe ishte i kompletuar me një mjegull mistike vjollce.
“Isha shumë e emocionuar për vendndodhjen dhe përmasat e shfaqjes, ishte një shfaqje e madhe.