Erik Ten Hag flet për herë të parë pas deklaratës së bujshme të bërë nga C.Ronaldo pak kohë më parë:
“Ishin fjalë të papranueshme për një shoqëri, pasojat ishin të pashmangshme. Tani është momenti të shohim përpara dhe të mendojmë për të ardhmen e skuadrës. Personalisht kam bërë gjithçka në mënyrë të ndershme, transparente, ia kam bërë të qartë vizionin tim, për këtë arsye nuk kam problem të flas me të.
C.Ronaldo, kur është në formë, është një lojtar shumë i mirë, mund të jap një dorë, por me ne nuk ishte. Ai ka një histori të madhe, qëllimi im ishte ta bëja pjesa të projektit”, u shpreh ndër të tjera Ten Hag.