Cristiano Ronaldo detyroi Manchester United me “qëllim” që ta largojë, thotë Jaap Stam, me të gjitha palët që tani pranojnë se mund të ishin sjellë ndryshe

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte subjekt i prishjes së një kontratë fitimprurëse me skuadrën nga Old Trafford, duke u bërë lojtar i lirë pas intervistës bombastike me Piers Morgan, në të cilën ai kritikonte figura të tashme dhe të së kaluarës tek Djajtë e Kuq në mënyrë që të largohet gjatë verës, duke bërë të pamundur qëndrimin të skuadra e njohur angleze.

Ronaldo më parë e kishte bërë një përpjekje të tillë gjatë verës, por edhe pse kaloi mekarto, asnjë marrëveshje nuk u arrit për të dhe Stam beson që portugezi e dinte saktësisht se çfarë po bënte ai pasi që kishte lojë të limituar nën urdhrat e Erik ten Hag.

“Ai e bëri me qëllim. Ka qenë një strategji pas kësaj në termat ‘ si ta organizojmë këtë një gjë që unë mund të largohem nga klubi?’ Nga fillimi deri tani, ju mund të shikoni si kanë shkuar gjërat. Nuk luante, nuk ishte në skuadër, zëvendësohej, nuk përdorej, ikte duke folur pastaj, nga këndvështrimi i United, ne po flasim dhe po diskutojmë se kush kishte të drejtë në këto situata”, tha ish mbrojtësi i United.

“Në atë çfarë kemi parë që ka ndodhur, e tëra ka qenë e aranzhuar në atë së si ai të arrin të largohet nga klubi. Hapi tjetër ishte për të dhënë një intervistë dhe të thoshte gjërat që do të shkakton prishje, eventualisht largimin e tij. Nuk është një situatë e mirë. Gjithmonë e kam vënë në pikëpyetje punën më të dhe si ai filloi që të flet pasi ju ribashkua klubit, si shkonin bisedat me Ronaldon, pastaj vendimi që mos të luajnë më të. Edhe nga Ronaldo po ashtu, kur ai thotë “dëshiroj që të largohet dhe të shkoj diku tjeër’, ndoshta ata do të mund të vinin të një marrëveshje për t’i ndarë rrugët që në fillim të sezonit. Çështja u zvarrit dhe tani vjen kjo intervistë ku ai e dinte që nëse fliste për gjëra të caktuara dhe bënte komente për menaxherin dhe klubin apo pronarët, ata do ta lejonin largimin e tij”.

I pyetur nëse Ronaldo kishte filluar që të besonte se ai është më i madh së klubi, Stam – i cili ishte pjesë e skuadrës legjendare të United që fitoi tripletën, shtoi: Klubi është gjëja më e rëndësishme. Ai e dinë këtë, agjenti i tij e dinë këtë, të gjithë e dinë këtë”.

“Një gjë tjetër që dihet është se të gjithë e dinë që Ronaldo është një lojtar shumë i mirë dhe ai është ende lojtar i madh, një emër i madh në botën e futboll, me ndikim të madh në atë që ai bën dhe vëmendjen që tërheq. Ai ndihet që është ende i rëndësishëm. Ishte shumë i rëndësishëm apo mund të jetë shumë i rëndësishëm për klubin, për të cilën gjë në një mënyrë unë pajtohem me të – por menaxheri kishte vendime të tjera. Si përballej ai me këto gjëra, nuk mendoj që ka qenë mirë. Ndoshta nga klubi, ata është dashur të ia bëjnë ndryshe, por po ashtu nga Ronaldo dhe pikëvështrimi i tij, ai është dashur që të dinte më mirë të sillej në të tilla situata. Nëse jeni me përvojë, keni luajtur shumë ndeshje dhe keni fituar shumë trofe – si një individ po ashtu – të dyja palët do të mund të kishin zgjidhur këtë situatë më mirë”, tha Stam.