Moska ka testuar një raketë të re të sistemit të mbrojtjes ajrore në Kazakistan. Lajmin e bëri të ditur ministria ruse e Mbrojtjes.
Sipas asaj që deklarojnë rusët, raketa u lëshua nga qendra e testimeve Sary Shagan të premten. Po ashtu u bë e ditur se testi rezultoi i suksesshëm, por detaje të tjera nuk u dhanë, raportojnë mediat e huaja. Kujtojmë se disa ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev firmosën një dokument bashkëpunimi pasi dy vendet shënuan tri dekada të bashkëpunimit diplomatik. Në Deklaratën e 30-vjetorit të Vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike u përsëritën përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin bilateral në politikë, ekonomi, mbrojtje, kulturë, edukim, kujdes shëndetësor dhe sporte.