Natën e të premtes në DWTS duket se nuk shkoi dhe aq mirë për Sarën dhe Luixhinon, pasi juria nuk e vlerëroi shumë mirë dhe morën mjaft kritika për kërcimin e tyre. Një natë më vonë, të shtunën Sara ishte një nga të ftuarat e “Më lër të flas”.

Me këtë rast Donaldi ka postuar në Instastoryn e tij një foto të Sarës nga puntata e “Më lër të flas”, ku bukuroshja shfaqet duke qeshur dhe ka thumbuar jurinë e DWTS.

“Kjo është fytyra që juria kërkon që Sara të bëjë tek Dancing, por që ajo e bën vetëm tek Më lër të flas sepse energjia ka të thotë shumë laleee”, shkruan Donaldi.

Më pas Sara e ka ripostuar Instastoryn e Donaldit dhe shkruan: “Varet kë ke përballë”.