Karim Benzema ka njoftuar largimin nga futbolli ndërkombëtar, pas përfundimit të Kampionatit Botëror. Sulmuesi nuk arriti të bënte një paraqitje të vetme në këtë turne, pasi shkaku i lëndimit, ai u detyrua që të kërkonte kohë të rikuperohej.

Mirëpo, teksa Franca arriti në finale të Botërorit, Didieri Deschamps nuk e ftoi Benzeman që të luante në ndeshjen e fundit, edhe pse ishte i gatshëm.
“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë!”.

“Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke konfirmuar dorëheqjen. Ai e bëri debutimin në vitin 2007 me Kombëtaren e Francës, duke shënuar 37 gola në 97 paraqitje.