Ende pa nisur zyrtarisht merkato dimërore janë zbuluar lëvizjet e para. Lojtarët që kanë shkëlqyer në Botëror janë drejt transferimeve të mëdha, teksa njëri prej tyre është dhe mesfushori Enzo Fernandez. Padyshim nga lojtarët më të mirë të botërorit, Enzo Fernandez është në orbitën e skuadrave më të mëdha evropiane. 21-vjeçari shkëlqeu me Albicelesten në Katar, teksa duket se Benfica do ta ketë të pamundur ta mbajë ende në skuadër. Së fundmi është Chelsea ajo e cila është future në garë dhe ofron plot 130 milionë euro. Ishin Manchester United, Liverpool dhe Real Madrid të parat të cilët shprehën interes, por tashmë situata ka ndryshuar. Merkato pritet të jetë e nxehtë, teksa një tjetër emër është ai i Osimhen. Nigeriani shkëlqeu me paraqitjet e tij këtë sezon tek Napoli, ndërkohë Arsenali është favoriti kryesor për të nënshkruar me 23-vjeçarin. Zëvendësuesi i tij tek napoletanët do të jetë Beto, portugezi që aktivizohet tek Udinese.