Gjigantët e Stambollit, Gallatasaraji, janë ende shumë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Memfis Depai.

Menaxheri i saj, Erden Timur ka kontaktuar edhe një herë me agjentët e sulmuesit holandez për t’i dërguar një propozim që për momentin lojtari ende nuk po e shqyrton.

Synimi i lojtarit është që të vazhdojë te Barça deri në fund të sezonit, kur i përfundon kontrata.

Para pjesëmarrjes në Botëror, Depai kishte shumë opsione për t’u larguar nga Barça në merkaton e janarit. Kjo, sepse Depai do t’i shërbente klubit edhe në lidhje me rregullimin e bilancit financiar.

Megjithatë situata ka ndryshuar në orët e fundit dhe Barça duket se ka vendosur ta mbajë në ekip sulmuesin.