Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës te Komuna e Parisit në Tiranë, në një parukeri në pronësi të një kuksiani, pranë kompleksit “Kikia 2”, në rrugën “Jusuf Vrioni”.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një sasi kapsollë detonatore të vendosur që ka shpërthyer pranë biznesit, duke shkaktuar dëme të vogla.
Hetuesit kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë pasur dhe lënda eksplozive të jenë venë për mesazh. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar nëse është filmuar lëvizja e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.