Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës do të lufte pasditen e sotme në stadiumin “Lusail”, më i madhi nga 7 stadiumet që Katari ndërtoi për të pritur kampionatin botëror.
Ai ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh, ndërkohë që kostoja e tij e saktë nuk është ende e qartë.
Kjo do të jetë hera e pestë për Argjentinën që do të luajë në këtë stadium, ndërsa për Francën do të jetë hera e parë.
Në këtë stadium Argjentina u mund nga Arabia Saudite, ndërkohë që regjistroi dhe fitoret ndaj Meksikës, Holandës dhe Kroacisë.
Stadiumi Lusail u projektua nga studioja britanike Foster + Partners, dhe u ndërtua posaçërisht për kampionatin botëror. I është i vendosur rreth 20 km larg qendrës së Dohas dhe është i zbukuruar me
Motive nga mbarë bota arabe.
Pas përfundimit të Kupës së Botës, organizatorët kanë thënë se në stadiumin “Lusail” do të ngrihen hapësira komunitare me shkolla, kafene, objekte sportive dhe klinika shëndetësore.