Kanë mbetur vetëm 4 skuadra në Kupën e Botës, të cilat do të ndeshen të martën dhe të mërkurën për një vend në finalen e madhe.
Në sfidën e të martës, Argjentina dhe Kroacia luajnë “raundin e dytë” në Botëror, pasi u përballën edhe katër vite më parë në Rusi, në fazën e grupeve. Ajo ndeshje përfundoi me një fitore të pastër të ballkanasve 3-0, të cilët më pas arritën deri në finalen e turneut, duke u mposhtur nga Franca. Dy skuadrat janë ndeshur edhe në Botërorin e vitit 1998. Edhe pse atë ndeshje e fitoi Argjentina 1-0, Kroacia sërish atë turne arriti deri në gjysmëfinale, ku u mund po nga Franca.
Të mërkurën, kampionët e botës në fuqi përballen me ish-koloninë e tyre, Marokun, në një ndeshje ku, edhe pse hyjnë si favoritë, do të kenë mësuar mirë nga eliminimi i Spanjës dhe Portugalisë. Marokenët u bënë skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinalet e një Botërori. “Gjelat” janë të favorizuar edhe nga historia, pasi kanë pësuar vetëm një humbje kundër Marokut, në vitin e largët 1963, edhe atë ndërsa luanin me skuadrën e dytë.
Argjentinë-Kroaci, 13 dhjetor, ora 20:00
5 përballje totale: 2 fitore Kroacia, 2 fitore Argjentina, 1 barazim
04 qershor 1994, miqësore: Kroaci-Argjentinë 0-0
26 qershor 1998, Kupa e Botës: Argjentinë-Kroaci 1-0
01 mars 2006, miqësore: Kroaci-Argjentinë 3-2
12 nëntor 2014, miqësore: Argjentinë-Kroaci 2-1
21 qershor 2018, Kupa e Botës: Argjentinë-Kroaci 0-3
Francë-Marok, 14 dhjetor, ora 20:00
11 përballje totale: 1 fitore Maroku, 7 fitore Franca, 3 barazime
18 prill 1963, miqësore: Marok (A)-Francë (B) 2-1
10 mars 1966, miqësore: Francë (B)-Marok (A) 2-2
10 shtator 1967, Lojërat Mesdhetare: Marok-Francë 0-2
4 shtator 1975, Lojërat Mesdhetare: Francë-Marok 1-1
17 shtator 1987, Lojërat Mesdhetare: Marok-Francë 0-0
5 shkurt 1988, Turneu “4 Kombet”: Francë-Marok 2-1
23 janar 1996, miqësore: Francë U21-Marok 1-0
29 maj 1998, Kupa “Mbreti Hassan II”: Marok-Francë 2-2
20 janar 1999, miqësore: Francë-Marok 1-0
6 qershor 2000, Turneu “Mbreti Hassan II”: 1-5
16 nëntor 2007, miqësore: Francë-Marok 2-2