Ganë-Uruguai 2-0

Kronika e ndeshjes:

31′ Sërish i njëjti autor, De Arrascaeta shënon në mënyrë spektakolare

26′ Goooool! Uruguai ndëshkon Ganën, Suarez godet dhe më pas është De Arrascaeta që shtyn topin në rrjetë

21′ Gana humbet shansin e artë, A. Ayew gabon 11-metërshi

16′ Kudus rrëzohet në zonë pas një kontakti me portierin Rochet, fillimisht akordohet pozicion jashtë loje, por më pas VAR ndryshon vendimin e arbitrit gjerman Siebert. Penallti për Ganën

Ndeshja mes Ganës dhe Uruguait në Grupin H, pritet të rezultojë një betejë e vërtetë në fushë. Të dyja skuadrat kërkojnë kualifikimin për në raundin pasardhës me përfaqësuesen afrikane që është më e avantazhuar duke qenë se luan për dy rezultate nga tre të mundshme. Aktualisht, Gana është në kuotën e tre pikëve dhe mban vendin e dytë në grup, ndërsa Uruguai është me një vetëm një pikë dhe vlen të theksohet se ende nuk e ka shënuar golin e parë në këtë Botëror.

Sakaq, nga ana tjeter ka shënuar Kore e Jugut ndaj Portugalisë duke shkuar në rezultatin 1-1.

Kronika e ndeshjes:

27′ Korea e Jugut barazon shifrat, shënon Kim

5′ Goooool! Portugalia gjen rrugën e rrjetës me anë të Horta, sulmuesi nuk fal nga fare pranë portës së Kim