Reperi Matolale i është përgjigjur deklaratave të Noizy-t, pasi ky i fundi reagoi ashpër në rrjete sociale rreth emisionit “Zemër Luana” ku Mato ishte i ftuar. Mato sëbashku me Marinin u pyetën gjatë emisionit se “Cili artist mendoni se bën zhurmë kot?” dhe “Cilin artist e keni menduar si mik por ua ka futur pas shpine?”. Si Matolale, ashtu dhe Marini qëlluan drejt Noizyt por aq shumë herë sa fotoja u shkatërrua dhe ra nga vendi ku ishte vendosur.

Kjo nxiti reagimin e Noizy-t, i cili i ka kërkuar Luana Vjollcës t’ia heqë foton nga programi i saj dhe ka shtuar se moderatorja kërkon të prodhojë sherre mes reperëve, duke i konsideruar si të neveritshme pyetjet që bëhen në emision.

“Hiqe foton time nga aty se s’jam n’gara me klysha”, shkruante Noizy ndër të tjera.
Në një postim në Instastory, Matolale reagoi edhe në lidhje me ‘diss-in’ që i bëri Varrosit në emisionin e Luanës, por edhe në lidhje me postimin e Noizy-t. “Varros më beso që po mundohem për mirë vëlla, të të ringjall se ai shoku yt sheh jetën e vet e di ti. Hajde bëjmë dhe ne sikur zihemi se po u shajtëm pajtohemi prapë se nuk u bë nami.


Më këlyshat kujdes se këlyshat vetëm te ty s’rriten kurrë, ktej nga ne rriten shpejt. Te Luana Vjollca ne flasim gjërat tona, siç do bëje ti po të ishe i ftuar ti. Por gjithsesi mblidhi këlyshat se i ke lënë rrugëve nëpër internet duke mbledhur ndonjë lek për të shtyrë muajin”, shkruan Mato.