Për shumë nga vajzat e shou bizz-it në Shqipëri, ka aludime dhe akuza, se punojnë si eskorta. Pra shkojnë me meshkuj të ndryshëm, për lekë.

Kjo, duke parë jetën e luksit që ato bëjnë, ndërkohë që të ardhurat zyrtare nuk e justifikojnë jetën që bëjnë.

Dhe ato që thuhen nën zë, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, i ka pohuar me zë, ndërsa ka pasur një debat me modelen Gresa Hoti.

Ndërsa kjo e fundit deklaroi se kishte qenë vetëm një herë në jetë e lidhur (dhe atëhere ishte abuzuar nga i dashuri në moshën 17-vjeçare), Stresi në nerva e sipër i kujtoi një rast, kur ai e kishte njohur me një 45-vjeçar, për arsye që dihen.

“Unë e di çfarë personi jam, dhe nuk e di për çfarë skenash po e bën këtë. Falsë, falsë, falsë”, tha Gresa.

Ndoshta ka të drejtë, por fakt është se shumë nga vajzat e njohur të shou bizz-it në Shqipëri, e kanë gjetur veten në faqet e para të mediave, për lidhjet e tyre me njerëz të botës së krimit, madje dhe të martuar.