Manuel Neuer po përjeton makthe në këtë fund viti. Pas eliminimit të bujshëm në Botëror, kapiteni i përfaqësueses gjermane dhe i Bayern Munich merr një tjetër goditje të fortë.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, Neuer ka njoftuar se ka thyer këmbën e djathtë gjatë një incidenti duke bërë ski. Neuer i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale, për fatin e mirë çdo gjë shkoi me sukses.

Ky dëmtim ka bërë që Neuer të mbyll sezonin, ndërsa koha e rikuperimit është shumë e gjatë.

Nagelsmann merr lajmin më këtë keq këtë periudhë teksa duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e kapitenit. Vendin e tij pritet ta marrë Sven Ulreich, por nuk përjashtohet as opsioni që të futen në merkato gjatë janarit.