Getinjo vendosi mbrëmjen e të hënës në prime të nominojë partneren e vet, Vivienin. Kjo ishte një e papritur, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një çift ta nominojë partnerin e vet.

Getinjo tha se këtë e bën me qëllim që ta aktivizojë më shumë Vivienin. “Ndoshta e kam penguar unë dhe jam fajtor”, tha reperi.

Banori tjetër që u nominua nga reperi është Gresa me të njëjtën arsye, pra ta shohë më aktive.