Pas eliminimit në fazën e 16-të të Kupës së Botës në Katar 2022 kundër Marokut, federata spanjolle e futbollit ka shkarkuar trajnerin Luis Enrique. Cikli në krye të Spanjës ka marrë fund.
“Drejtoria sportive e federatës i ka dërguar presidentit një raport në të cilin përcaktohet se duhet të fillojë një projekt i ri për ekipin spanjoll të futbollit”, thuhet në deklaratën zyrtare. Luis de la Fuente është aktualisht kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Spanjës.
Deklarata shtoi se “si presidenti Luis Rubiales dhe drejtori sportiv José Francisco Molina, ia kanë transmetuar vendimin trajnerit”. Tani, është koha për të zgjedhur zëvendësuesin. Luis de la Fuente ishte një nga opsionet me peshën më të madhe në mesin e atyre që konsideroheshin nga presidenti dhe drejtorët sportiv të RFEF.
Emri i Marcelino García Toral, ekipi i fundit i të cilit ishte Athletic Club, ishte një tjetër nga ata që kishin bërë emër. Nga ana tjetër, opsioni i asturianit do të nënkuptonte ndryshimin rrënjësor të linjës së ruajtur vitet e fundit me Julen Lopetegui dhe vetë Luis Enrique.