Ukraina dhe Rusia kanë kryer shkëmbimin e tyre të fundit të të burgosurve, mes të dyja palëve duke dorëzuar 60 ushtarë të robëruar, kanë thënë zyrtarët nga të dyja palët.
Kështu ka deklaruar faqja e internetit e gazetës Kommersant, duke cituar kreun e Republikës Popullore të vetëshpallur Donetsk.
Ndërsa Moska deklaroi se ata kanë marrë 60 të burgosur rus nga Ukraina, por nuk specifikuan se sa ukrainas janë liruar, raportojnë mediat e huaja.
Që nga fillimi i luftës, Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer mbi 1000 robër lufte. Dhe muajin e kaluar, më shumë se 100 gra ukrainase u liruan nga robëria ruse.