Maroku padiskutim është surpriza e madhe e Botërorit të Katarit deri më tani, teksa në fazën e 1/8-ve kanë eliminuar me penallti Spanjën, pasi koha e rregullt dhe koha shtesë përfunduan me rrjeta të paprekura 0-0.
Goli deçiziv në penalltitë, ishte Ashraf Hakimi, i cili i dhuroi një kualifikim të magjishëm kombëtares së tij.
Në momentet gjatë festimeve jashtë fushe, Hakimi, i lidhur në një video-live në rrjetet sociale, ka bërë tifozët e Interit të ëndërrojnë duke deklaruar “Gjithmonë Forca Inter”.
Një video që ka tërbuar rrjetin duke parë se anësori i djathtë është ende nën kontratë me PSG-në duke i dërguar një sinjal të qartë drejtuesve zikaltër për një rikthim të mundshëm të tij.
Aktualisht, Maroku i Hakimit do të përballet në çerekfinale, të shtunën e 10 dhjetorit ndaj Portugalisë.