Presidenti ukrainas, Zelenksyy pritet të mbërrijë në Uashington ditën e sotme. Ai do të pritet nga Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden rreth orës 14:00 me orën lokale, pra rreth orës 20:00 të mbrëmjes me orën shqiptare.
Presidenti i Ukrainës do të akomodohet fillimisht në ‘South Lawn’, pra në oborrin e pasmë të Shtëpisë së Bardhë, më pas të dy presidentët do të zhvillojnë takimin dypalësh në Zyrën të ashtuquajtur ‘Ovale’, rreth orës 20:30 të mbrëmjes (me orën tonë).