Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Kanë kaluar gati 4 muaj që kur Ronela ka publikuar këngën e saj të fundit, e cila titullohet “Valle” e më pas këngëtarja ka punuar pë disa projekte të reja, por nuk ka publikuar ende asnjë prej tyre. Vetëm pak më parë këngëtarja ka publikuar disa foto të saj, ku ka shkruar disa një pjesë nga teksti i një kënge, e cila mendohet se do të publikohet shumë shpejt nga Ronela.

Xhiro n’Europe , xhiro dhe skandal
Xhiro nëpër botë unë edhe një djall
Vjen edhe një shoqe, nuk o normal
Duket shumë wet, nuk po muj me kall