Thashetheme të ndryshme qarkullojnë prej disa kohësh për gjeneratën e re të iPhone-ve , të cilët pritet të sjellin përmirësime të mëdha në cilësinë e kamerës , dhe në pamjen e tyre të jashtme. Megjithatë, përtej këtyre përmirësimeve, iPhone 15 pritet të shitet me një çmim të lartë, pasi informacionet e fundit tregojnë për rritjen më të madhe që kemi parë ndonjëherë nga kompania e Apple. Sipas një publikimi të Forbes, çmimi iPhone 15 Ultra, mund të rritet deri në 200 dollarë. Ky është kapërcimi më i madh i çmimit nga një brez në tjetrin, pasi çmimet e iPhone zakonisht kanë pësuar një rritje prej 100 dollarë në tregun amerikan.Kjo do të thotë se çmimi i iPhone 15 Ultra mund të fillojë nga 1299 dollarë në SHBA.
Nëse kemi parasysh se në Evropë me shtimin e TVSH, çmimi i iPhone-it të ardhshëm në Europë mund të fillojë nga 1600 euro për modelin me kapacitet më të vogël.IPhone 15 Ultra do të vijë me 256 GB hapësirë . Njëkohësisht do të pajiset me kamerë të dyfishtë në pjesën e përparme, USB-C me Thunderbolt 4 (40 Gbps) dhe do të jetë prej titani. Eshtë zgjedhja e harduerit që ka ndikuar pjesërisht në çmim, por edhe transformimin e tij në një mjet më të fuqishëm.Modelet aktuale, iPhone 14 Pro dhe Pro Max janë prej çeliku inox, i cili kushton rreth 1-1,50 dollarë për kilogram.Nga ana tjetër, titani kushton deri në 50 herë më shumë, rreth 35-50 dollarë për kilogramë.