Analisti Alban Daci dhe gazetari Genc Burimi kanë debatuar në lidhje me përplasjen që pati mes dy grupeve në Partinë Demokratike, një vit më parë, në 8 janar të vitit 2022.

Në Euronews Albania, Daci u shpreh se ajo që ndodhi më 8 janar, ishte një luftë dhe jo sherr, që sipas tij, ishte përkufizimi i Burimit.

Sipas Burimit, ngjarje të tilla tanimë janë normale, teksa bëri dhe krahasimin e protestate dhunshme që jelek verdhët bëjnë në Francë.

Alban Daci: Duhet të kemi kujdes me termat. 8 janari ishte luftë, nuk ishte sherr.

Genc Burimi: Është mendimi juaj. I pe jelekverdhët në Francë? Unë jam gazetar, konstatoj.

Alban Daci: Ti po relativizon, nuk po analizon.

Genc Burimi: Nuk relativizoj, krahasoj.

Alban Daci: Nuk ka krahasim.

Genc Burimi: Je gazetar apo militant?

Alban Daci: Jam gazetar dhe jam më neutral se sa ju.

Sot mbushet një vit nga përplasja mes demokratëve në selinë e PD. Figura të njohura të Partisë Demokratike e kanë konsideruar si ditë të zezë për PD, 8 janarin e 2022, madje më të rëndë që ka ndodhur në një parti politike jo vetëm në Europë.

Tashmë, kjo situate është duke u hetuar nga SPAK ku nga burimet bëhet e ditur se po hetohet edhe Sali Berisha.